Zgjedhjet e parakohshme në Irlandë, tre parti marrin gati vota të barabarta

schedule08:15 - 10 Shkurt, 2020

schedule 08:15 - 10 Shkurt, 2020

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Irlandë, të zhvilluar të dielën e 9 janarit tre parti politike zhvilluan një garë të barabartë për përbërjen e re të parlamentit me 160 vende.

Sipas sondazheve dalëse nga Ipsos MRBI, partia në pushtet Fine Guar ka fituar 22,4 për qind të votave, ndërsa Sinn Fein është renditur në vendin e dytë me 22,23 për qind të votave. Krah për krah me këto dy parti është partia Failnna Fail, e cila ka marrë 22,22 për qind të votave.

Ndër partitë që mund të luanjnë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme janë të Gjelbrit që kanë marrë 7,9 për qind, Laburistët me 4,6 për qind dhe Social Demokratët me 3,4 për qind të votave.

Ndërkohë rezultati përfundimtar për zgjedhjet në Irlandë do të shpallen gjatë javës ku do të vendoset dhe qeveria e re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!