Është zhbllokuar shumë shpejt takimi mes Real Betis dhe Barcelonës, madje në vetëm tre minuta, janë shënuar dy gola. Kanë qenë vendasit nga Sevilja ata që kanë shënuar të parët, që në minutën e gjashtë të takimit.
Bardhejeshilët fituan një penallti dhe pas konsultimit me VAR, gjyqtari e akordoi. Përballë Ter Stegen, u vu Sergio Canales dhe fantazisti u tregua i saktë. Numri 10 i Betis arriti të mposhtë gardianin gjerman dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij.
Megjithatë, avantazhi i vendasve nuk do të zgjaste shumë, pasi Barcelona do të barazonte tre minuta më vonë. Në minutën e nëntë të sfidës, Messi jep një pasim shumë të bukur për De Jong, me mesfushorin holandez që çon shifrat në 1-1./abcnews.al
La Liga, java 23
Real Betis – Barcelona 1-1
Canales (p) 6′ / De Jong 9′