OFL i dërgoi formularin por Saimir Taullau justifikon pasurinë brenda 48 orësh

schedule18:15 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:15 - 9 Shkurt, 2020

Vijojnë në të gjithë vendin operacionet për kontrollin e dokumentacionit të makinave luksoze dhe ndalimin e personave të dyshuar me precedentë penale.

Sipas burimeve nga policia e shtetit u janë nënshtruar kontrollit të imtësishëm mbi 100 automjete luksoze me vit prodhimi nga 2016-2020.

Burimet theksojnë se pjesa me e madhe makinave u janë rikthyer pronarëve ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë të bllokuara për shkak se pritet informacion nga vendi i origjinës se prodhimit të makinës.

Në kryeqytet janë ngritur disa pika kontrolli, ABC News ishte tek sheshi shqiponja për të parë nga afër aksionin e policë.

Referuar burimeve nga blutë e kryeqytetit, deri më tani në Tiranë janë 9 mjete të bllokuara që po u nënshtrohen verifikimeve të imtësishme. Gjithashtu burimet kanë theksuar se deri më tani, nuk ka mjete të bllokuara si të parregullta.

Polica bën me dije së mjetet i nënshtrohen kontrollit nga ekspertët e sektorit të trafiqeve dhe verifikohet në sistem nëse automjeti është i vjedhur. Gjithashtu ekspertet kontrollojnë shasinë e makinës nëse ka ose jo ndërhyrje.

Ky aksion për verifikimin e automjeteve të luksit, është bërë pasi mund t’i vijë në ndihmë dhe mund të jetë objekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Polica  e shtetit konfirmon gjithashtu së 134 personat e shoqëruar në rang vendi nuk ka pasur konstatime për ndonjë shtetas me precedent penal ose rekorde kriminale. Disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike dhe janë duke u mbajtur nën vëzhgim.

Të shtunën policia njoftoi vendosjen në masën e sekuestros të mjeteve të Durim Bamit, Dashamir Gjokës, Aleksandër Lahos me nofkën “Rrumi” i Sukthit dhe Saimir Taullaut, bëhet fjalë për një makinë “Nisan Patrol” e vitit 2018 e blerë në shumën 150 mijë euro.

Që të 4 personat janë  me precedentë kriminal.

Gjithashtu burime i thanë ABC News se Saimir Taullau ka dorëzuar dokumentacionin për justifikimin e pasurisë në limit të afateve ligjore.

Referuar të dhënave zyrtarë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se Saimir Taullau është pronar i një kompanie që zotëron biznese në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Ndërkohë ditën e hënë është njoftuar se do të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme dosja e pasurisë për kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha./abcnews.al