Klevis Dalipi e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Korabit. Skuadra dibrane ka lënë pas krahëve humbjen me Besëlidhjen dhe ia doli të mposhtë 1-2 Dinamon. Dueli i zhvilluar në Pezë-Helmes nuk dhuroi gola në pjesën e parë.
Italiani Pontrelli zhbllokoi shifrat pas një ore lojë dhe kaloi kryeqytetasit në avantazh. Festa e Dinamos zgjati pak, pasi Xhulio Skuka barazoi shifrat pas gjashtë minutave. Miqtë nuk u ndalën dhe gjetën edhe golin e fitores.
Elvis Kovaci dërgoi topin në rrjetë dhjetë minuta përpara fundit dhe vulosi fitoren e ekipit të tij. Ky sukses e ngjit Korabin në vend të katërt të grupit A të Kategorisë së Parë, 8 pikë larg Kastriotit kryesues, ndërsa Dinamo mbetet e fundit me vetëm 8 pikë. /abcnews.al
Dinamo – Korabi 1-2
(Pontrelli 59′ / Skuka 65′, Kovaci 80′)