Përplasen dy makina në rrugën Metalurgji-Elbasan, dy të plagosur rëndë

schedule09:25 - 5 Shkurt, 2018

schedule 09:25 - 5 Shkurt, 2018

Përplasja e dy makinave ka shkaktuar plagosjen rëndë të dy personave. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Metalurgji- Elbasan në rrethana ende të paqarta. Dëshmitarët treguan se dëgjuan vetëm një zhurmë të fortë në mes të rrugës dhe panë makinat që spostuan disa metra larg. Policia po heton për zbardhjen e plote të ngjarjes. /abcnews.al