Një i vdekur e një i plagosur, është ky bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në elbasan dhe fushë krujë. Në aksin Elbasan – Peqin, Suel spahiu 35 vjeç humbi jetën pasi makina që ai udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30, në në fshatin Murras. Policia është njoftuar nga qytetaret të cilët kanë venë re mjetin e përmbysur në shtratin e lumit. Për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit është dashur ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse. Procedure e cila ka zgjatur dy orë. Shkak i aksidentet dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga 35 vjeçari.
Ndërkohë mëngjesin e së shtunës një tjetër aksident ndodhi në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Tiranë. Nje automjet përplasi një kembesor duke e lenë atë të plagosur.
Ngjarja ndodhi në orën 07. 30 minuta në kryeqëzimin pranë fshatit Qerreke, ndërsa banori i zonës po kthehej nga tregu për në shtëpi. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit./abcnews.al