Një amerikan ka humbur jetën nga koronavirusi. Mediat e huaja shkruajnë se qytetari 60-vjeçar amerikan i diagnostikuar me koronavirus vdiq në Spitalin Jinyintan në Wuhan të Kinës, ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit të virusit.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Pekin tha për “Reuters” se për shkak të privatësisë nuk pranoi të jepte asnjë koment: “Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes për humbjen e tyre. Nga respekti për privatësinë e familjes, ne nuk kemi asnjë koment tjetër”, u shpreh ai. /abcnews.al