Mikel Arteta po punon fort për të rikthyer Arsenalin kompetitiv dhe në nivele të larta. Objektivi i “Topçinjve” është kualifikimi në Champions League, por vendi i katërt është 10 pikë larg për momentin.
Trajneri spanjoll ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen dhe në verë do të largojë tre lojtarë. The Sun raporton se Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil kanë përfunduar në merkato.
Klubi londinez pret ofertat e duhura dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e tyre. Praktikisht një revolucion në repartin ofensiv, aty ku lojtari kryesor do të jetë Gabriel Martinelli, talenti 18-vjeçar italo-brazilian. /abcnews.al