A kishte VAR në Ballsh? Ja gafa e FSHF-së në klasiken Vllaznia-Tirana!

schedule19:08 - 7 Shkurt, 2020

schedule 19:08 - 7 Shkurt, 2020

Kjo që ndodh në Superiore, nuk është normale. Bylisi u ankua disa ditë më parë, për shkak se një penallti e dhënë për ta në ndeshjen me Vllazninë u anulua. Presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, direkt pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Pyetja e tij është e thjeshtë: “Nuk dua të them fare a është penallti apo jo. Dua të pyes, a është instaluar ndonjë sistem VAR, apo jo”. Debatet pas asaj ndeshjeje ishin të shumta, për shkak të mënyrës se si u anulua vendimi i parë për të dhënë një penallti që do të kishte qenë e pasaktë.

LEXO EDHE: Kapllanaj: Pregja e anuloi golin me telefon, po na bëhen shumë padrejtësi

Kapllanajt përgjigjen ia japin sot, teksa gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana, vëzhguesi i ndeshjes, Arjan Mali, është fokusuar nga kamerat e Supersport duke parë ndeshjen në “smartphone”. Diçka e tillë nuk është normale, pasi në këtë mënyrë arbitrat mund të ndikohen në vendimet e tyre.

Për sa kohë nuk ka një sistem VAR për rishikimin e rasteve, atëherë kjo sjellje e zyrtarëve të ndeshjeve nuk është normale, kur dihet që arbitri i katërt qëndron pranë vëzhguesit dhe delegatit dhe mund të përçojë mesazhe përmes komunikimit me kufje me arbitrin kryesor. Edhe nëse nuk ndodh diçka e tillë, në një vend si i yni zor ta besojë kush. /abcnews.al

LEXO EDHE: Pregja: Nuk kam ndërhyrë aspak, kanë vendosur arbitri i katërt dhe anësori

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!