Zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë, Thaçi shpall datën

schedule15:06 - 7 Shkurt, 2020

schedule 15:06 - 7 Shkurt, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të premten 15 marsin ditë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së Podujevës, një komunë në veri të Prishtinës.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

Vendimi pasoi formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe emërimin e kryetarit të deritashëm të kësaj komune, Agim Veliu, në postin e ministrit të Brendshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!