Dy makina janë përplasur gjatë paradites së sotme në aksin Lezhë-Milot.
Nga përplasja kanë pësuar lëndime dy drejtuesit e automjeteve, por për fat të mirë pa dëmtime serioze që mund t’i rrezikojnë jetën.
Dy të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për një parakalim të gabuar.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Matit, automjeti me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F.K.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime 2 shtetas që ndodhëshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.