Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gati rinovimi faraonik, Juventusi nis bisedimet për firmën e Dybalas

schedule09:53 - 7 Shkurt, 2020

schedule 09:53 - 7 Shkurt, 2020

Juventus po punon për të rinovuar kontratën e Paulo Dybala deri në vitin 2025, raporton Tuttosport. E përditshmja në Torino shkruan se Juve do t’i ofrojë ylli argjentinas një kontratë deri në vitin 2025, me lojtarin që kërkon 10 milion euro në sezon.

Drejtuesit e Juves kanë ndërmend të mbajnë Dybalan për të ardhmen, ndërsa argjentinasi ka folur edhe më parë për dëshirën e tij për të qëndruar në Torino.

Gazeta sugjeron gjithashtu se të dy palët janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje. Numri 10 po shijon një sezon fantastik nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste deri më tani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!