Nën cilësinë e Kryetarit të OSBE, kryeministri Edi Rama Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi.
Mësohet se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt. Ndërkohë, ende nuk dihet se kë do të takojë Rama në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.
Sakaq, në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri tha se situata në Ukraina dhe përreth është një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE./abcnews.al