Divjaka u godit mesditën e së shtunës nga stuhi të forta ere. Zona e plazhit , paraqet rrezik për kalimin e automjeteve për shkak të rënies së vazhdueshme të pishave në rrrugën automobilistike. Disa prej tyre ranë nga moti i keq, duke bllokuar tërësisht qarkullimin e automjeteve . Është dashur ndërhyrja e punonjësve të zonave të mbrojtura, të cilët kanë prerë trungjet e pishave për të hapur rrugën pas disa minutash.
Këtë sezon dimri rënia e pishave në zonën e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta , kryesisht në zonën e mbrojtur është kthyer në fenomen të përhershëm. Pishat e vjetra shkulen nga rrënjët sa herë që ka erëra të forta. Shumica e tyre janë në dy anët e rrugës kryesore që të çon për në plazh edhe në park. /abcnews.al