Tragjike, vdes mjeku kinez që dha i pari alarmin për koronavirusin

schedule16:41 - 6 Shkurt, 2020

schedule 16:41 - 6 Shkurt, 2020

Ka ndërruar jetë mjeku kinez Li Uenliang i cili ishte ndër të parët që dha alarmin për përhapjen e koronavirusit, por nuk u dëgjua.

Lajmi është publikuar nga mediat kineze të cilat konfirmojnë se ai ndërroi jetë pikërisht për shkak të coronavirusit.

Li Uenliang, ishte një mjek kinez i njohur në të gjithë botën tashmë pasi zbuloi virusin misterioz. Doktori një okulist specialist ndodhej në Uhan nga ku dhe parashikoi epideminë.

Ai fillimisht mendoi se bëhej fjalë për Sars-in. Në fund të muajit dhjetor shkruante në një bisedë mes kolegëve si cilat ishin dyshimet dhe shqetësimet e tij, por autoritetet në vend e detyruan të heshtë.

Ai u arrestua për përhapje alarmi dhe u akuzua se kishte shpikur dicka që nuk ekzistonte për të trembur popullsinë.

Por më pas u la i lirë kur u zbulua se alarmi ishte i vërtetë. Mjeku u rikthye të punonte në spital por u sëmur, dhe sëmundja e tij ka ndezur shumë polemika. Sipas britanikes Mirror në Kinë vijon të rritet numri i viktimave dhe i të prekurve nga virusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!