Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ëshhtë shprehur se veprimi i kryeministrit të riAlbin Kurti për të hequr taksën është një veprim i ngutshëm nga ana e tij.
Sipas Veselit, Kurti po përmbush kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe e cila u largua nga qeveria e kaluar po për shkak të taksës
NDër të tjera përmes një postimi në Facebook, Veseli shkruan se qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.
Postimi i plotë:
Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën./abcnews.al