Po shiste kokainë italianit, policia kap “mat” shqiptarin

schedule14:57 - 6 Shkurt, 2020

schedule 14:57 - 6 Shkurt, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili është kapur duke i shitur kokainë një tjetër personi.

Mediat italiane bëjnë me dije se ndalimi i shqiptarit identiteti i të cilit nuk behet i ditur është bërë në zonat e Sestri Levante dhe Lavagna policia po kryente një kontroll normal të territorit, që synonte parandalimin e krimeve kundër trashëgimisë dhe trajtimit të drogës.

Sipas autoriteteve italiane është konstatuar se njëri prej tyre, pra italiani u pa duke i dhënë një sasi parash shqiptarit.  Italiani, një 58-vjeçar nga Tigullio, sapo kishte blerë rreth 10 gram kokainë duke i paguar shqiptarit 60 euro për gram, për një shumë totale prej 600 eurosh.

Ndërsa nga kontrolli ushtruar shqiptarit 36-vjeçar iu gjetën 2.450 euro para të gatshme, që besohet se janë rezultat i tregtimit të drogës, gjithahstu në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar tre zarfe të tjerë të mbyllur, që përmbanin rreth 8 gram kokainë./ancnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!