Brenda skenarit të Alketës në Sanremo: Zbuloni se çfarë përfshin mbrëmja e sotme

schedule13:52 - 6 Shkurt, 2020

schedule 13:52 - 6 Shkurt, 2020

Alketa Vejsiu do të ngjitet sot në skenën e “Ariston” për festivalit e njohur italian “Sanremo” ku do të ketë minutat e saj në prezantim së bashku me Amadeus dhe partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e emisionit Opinion, Drini Zeqo, Vejsiu ka konfirmuar se mbrëmjen e sotme do të këndojë në skenën e Sanremos dhe gjithashtu do të ketë edhe një monolog.

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë”.

Sa i përket pyetjes së nëse do të këndojë në skenën e Sanremo-s, ajo ka thënë: “Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri, ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij me një këngëtar italian…”.

Prezantuesja e njohur shqiptare ka konfirmuar se veshjet e zgjedhura për mbrëmjen e sotme do të jenë dy fustane që siç është bërë me dije më herët do të jetë një nga “Dolce&Gabbana” dhe një nga një brand shqiptar./abcnews.al