Në aeroportin e “Sabiha Gokcen” të Stambollit, një avion me 183 persona ne bord, ka dalë nga pista pikërisht në fazën e uljes në tokë, duke u ndare në tre pjesë. Ministri i Transporteve, Cahit Thuran, direkt pas aksidentit ka deklaruar se nuk ka viktima, por 21 persona janë plagosur.
Pasagjerët janë zbritur, nëpërmjet carjeve të hapura. Ai i kompanisë turke “Pegasus Airlines”, e sapo kishte ardhur nga Izmiri.
Është raportuar se në bord kishte shpërthyer gjithashtu një zjarr, i cili është shuar menjëherë. Prokuroria e Stambollit ka nisur një process hetimi për të zbuluar nëse shkaku ishte gabim njerëzor apo teknik.
Pas aksidentit, aeroporti, i cili është i dyti në Stamboll për nga madhësia është mbyllur për shkak të trafikut të rënduar./abcnews.al