Këto do të jenë provat e fundit që artistët e teatrit të operas dhe baletit zhvillojnë në sallen Tefta Tashko Koco në ministrin e kulturës. Javen e ardhshme artistët do të rikthehen në shtpëin e tyre, në opera. Solistët ndihen të lumtur që do të ushtrohen në sallat e operas edhe pse skena ende nuk është përfunduar.
Ndërkohë që premiera e parë e këtij sezoni nis me “Puccini in love”.
Ariet me te bukura te Operave të e tij më të njohura si La bohem”, “Toska” dhe “Madama Butterfly” do të interpretohen nga solistet e operas shoqeruar nga kori dhe orchestra e cila drejtohet nga Edmond Doko.
Kompozitori italian shquhet për skalitjen e personazheve femërore plot dashuri.
Koncerti vokal simfonik “Puccini in Love” do të mbahet mbrëmjen e se premtes në skenën e Qendrës Kulturore ne Katedralen Orthodhokse./abcnews.al