Skënderbeu pret të shtunën në orën 14:00 ekipin e Bylisit, një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat. Si trajneri Daja, ashtu dhe Dovedan, e kanë vlerësuar në maksimum këtë sfidë dhe kanë në dispozicion gjithë javën për të kryer seanca stërvitore.
Kushtet atmosferike në Korçë kanë qenë më të vështira, pasi ka pasur dhe reshje dëbore, por kjo gjë nuk i ka ndaluar “Ujqërit” të zbresin në fushë dhe të kryejnë seancë të plotë stërvitore. Nga fotot e publikuara nga faqja zyrtare e klubit korçar, shihet qartë se fusha është e mbuluar me borë, si dhe grupi i lojtarëve ka qenë i plotë./abcnews.al