Jose Mourinho i është rikthyer polemikave në lidhje me ndeshjen Tottenham-Manchester City. Miqtë fituan një penallti në pjesën e parë në pjesën e parë, të cilën nuk arritën ta kthenin në gol. Vendimi u mor nga VAR-i dhe trajneri portugez nuk i kursen batutat.
“Nëse gjyqtari nuk lejohet të kontrollojë ekranin dhe të marrë vendime të rëndësishme, duhet ta ndryshojnë emrin e VAR në VR (Video Refereee), sepse gjyqtarët në fushë nuk marrin vendime të rëndësishme të ndeshjes. Mike Dean (arbitri kryesor) vendosi që kjo nuk ishte një penallti.
VAR-i vendosi se ishte penallti. Dean nuk pati mundësinë të shihte në ekran për të marrë vendimin, atë e mori Kevin Friend. Unë bëj gabime në fushë, gjithashtu lojtarët dhe gjyqtarët. Unë nuk pranoj gabime nga VAR-i. Unë nuk bëj gabime vetëm kur luaj në playstation“, thekson Mourinho. /abcnews.al