Moti – E shtunë, 3 shkurt 2018

schedule10:15 - 3 Shkurt, 2018

schedule 10:15 - 3 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës dominohen nga reshje intensive në ekstremet Veri – Jug ndërsa reshje më të pakta do të ketë në zonat Qendrore.

Pas mesditës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin dhe vetëm në orët e vona të natës, reshjet zhvendosen drejt kufirit Juglindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me vranësira dhe reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke i ngjitur vlerat e tyre në nga 2 në 18°C.

Era do të fryjë kryesisht e fortë, duke arritur mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 6 ballë.

Moti – E diel, 4 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me vranësira të dednura por reshje të pakta në Veri dhe Qendër por gjatë mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territorit.

Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshat në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 4°C gjatë mëngjesit POR një rënie më të moderuar do të shënojnë temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!