Sa rrezikohet Shqipëria nga koronavirusi? Brataj: Duhet të jemi të përgatitur

schedule08:46 - 5 Shkurt, 2020

schedule 08:46 - 5 Shkurt, 2020

I ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka folur për virusin kinez i cili ka shkaktuar panik në të gjithë botën. Ai theksoi se paniku tashmë është i madh, por duhet treguar kujdes.

“Paniku është i madh, ne e dimë shumë mirë që edhe gripi ka pasoja vdekjeprurëse, por nuk është vetëm virusi ai që shkakton vdekjen.  Personat që preken më shumë janë ato me sumundje kronike, sepse të gjithë viruset shpërndahen nëpërmjet kontaktit. Janë 9 shtete të Europës që janë prekur sot. Vajza që erdhi nga Wuhan është në gjendje të mirë shëndetësore. Çdo sëmundje ka panikun e vet. Personat në kontakt me gripin duhet të mos ketë kontakte me njerëz.

Sado risk i ulet të jetë ne nuk duhet të jemi të papërgatitur. Janë përcaktuar protokollet se si do të veprohet. Ka filluar aktivizimi në të gjitha pikat kufitare i pikave dhe po shikohet identifikimi i pikave të izolimit për të mbajtur njerëzit që do të vijnë. Personat të cilat do të izolohen kanë nevojë për shumë shërbime të tjera por dhe për pajisje, gjëra të cilat ne i kemi kompletuar. Që kur dolen viruset SARS dhe MERS pranë Institutit të Shëndetit Publik është një laborator që bën analizën”, u shpreh ai Brataj.

Çfarë do të thotë izolim?

Brataj: Do të thotë lloji i virusit, është përcaktuar ADN-ja e virusit. Virusin e fundit të këtij viti prodhohet vaksina për vitin që vjen.

E njohim virusin por kemi infeksione nga bakteret, kur numri i tyre rritet dhe gjejne kushte në organizëm kthehen kundër tij. Tek viruset është pak më e vështirë sepse nuk kanë një terapi specifike.

A ka një protokoll sot, me çfarë preparatesh sulmohet?

Organizmi është i bërë në mënyrë të tillë që çdo sulm që vjen nga jashtë prodhon antikorpet “ushtarët kundër”.

Çdo mbrojtje që merret në rrugët natyrore është më e mirë se ajo që merret në rrugë artificiale.

Maska kirurgjikale

Rruga ajrore është e vetmja rrugë e sigurt që merren viruset dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerët, prandaj është e domosdoshme përdorimi i maskës kirurgjikale.

Këshillat

Po të kesh maskën apo një fasolet në momentin e teshtimës e bllokon përhapjen.

Izolimi i menjëhershëm nëpërmjet maskës, larjes së durve mbajtjes së higjenës është shumë e rëndësishm për të mos infektuar të tjerët. Armiku i injorancës është parandalimi. Nesë je më grip nuk ka arsye përse të mos i ndjekësh rregullat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!