VIDEO / Spitali i Përrenjasit pa energji elektrike, pacientët qëndrojnë në errësirë totale

schedule18:13 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:13 - 4 Shkurt, 2020

Spitali i Përrenjasit është pushtuar nga errësira totalë, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Siç shihet  nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se pacientët po qëndrojnë në errësirë totale.

Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Ndërkohë burime për ABC News kanë njoftuar se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.

Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!