“Tirana me pak rregullime del kampion, ja ndryshimi nga fillimi i sezonit”

schedule23:13 - 3 Shkurt, 2020

schedule 23:13 - 3 Shkurt, 2020

Sulejman Starova, në studion e Pressing, analizoi ekipin e Tiranës dhe sezonin që bardheblutë po bëjnë deri më tani. Sipas Bobit, Tirana i ka të gjitha mundësitë të dalë kampione e Shqipërisë.

TIRANA – “Sigurisht që Kukësi është një tregues që është në vend të parë, ka disa avantazhe, edhe Tirana ka disa avantazhe. E rëndësishme është që Kukësi po udhëheq, Tirana është siç ishte në fillim të sezonit, pretendente për titull. I munguan disa rezultate, oshilacione, ngritje-ulje, por këto gjëra i kanë të gjitha skuadrat. Tiranës i ndodhi më shpejt, zhgënjimi ishte i madh.

Edhe presioni i madh, nga tifozët. Tirana nuk është çudi që është këtu, kanë meritë lojtarët, që janë bërë më luftarakë. Edhe trajneri e stafi teknik kanë meritë, Tirana po shfaqet e mobilizuar, me shpirt gare. Siç themi në gjuhë popullore: I fryn dhe kosit, nuk do t’i humbin pikët. Disa herë, nguten, duhet të rregullojnë qarkullimin e topit, në dy vitet e fundit kanë sulmin më të mirë.

Tirana duhet të rregullojë pak gjëra për të dalë kampion. Për mendimin tim, kur filloi kampionati me eufori, e cila kaloi në dëm të Tiranës. Sot, kur Tirana kalon në avantazh, shikoni si e mbron rezultatin? Nuk e mbron se jemi Tirana, por me shpirt gare dhe me ego!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!