Laçi fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Skënderbeut. Bardhezinjtë iu falën golit të Redon Xhixhës në fillimin e pjesës së dytë dhe renditen në vend të tretë të Kategorisë Superiore me 32 pikë, gjashtë më pak se Kukësi kryesues.
Kurbinasit japin gjithmonë diçka më shumë në fortesën e tyre dhe të fitosh në Laç është një mision i vështirë për çdo kundërshtar. Video e postuar nga klubi e konfirmon diçka të tillë, aty ku dallohen karikimi i presidentit dhe kapitenit.
“Hajde fort”, dëgjohet thirrja e Pashk Laskës, ndërsa Eglentin Gjoni vijon edhe më tej: “Të japim shpirtin në fushë, duhet të fitojmë ndeshjen dhe të tregojmë kush është zoti i shtëpisë. Hajde fort”. /abcnews.al