Opozita i sheh të pasinqerta qëndrimet e forta të kryeministrit Rama se përmes paketës së tij ANTI-KÇK do të mund të luftojë krimin dhe të sekuestroj që krimi i organizuar zotëron.
“Kjo është vetëm propagandë për të mbuluar qeverisjen e tij me krimin”, shprehet Alibeaj.
Akti normative i qeverisë për ANTI-KÇK-në e cila do të përkthehet në ligje në parlament për Petrit Vasilin do të zhbëjë edhe vetë reformën në drejtësi.
“Sot është dita për të ndarë kush është me Reformën në Drejtësi dhe kush është me drejtësinë e Edi Ramës që shantazhin e kthen në ligj”, thotë ai.
Reagimet e opozitës dhe kryesisht të demokratëve për antikushtetueshmërinë e ligjit nuk e kanë surprizuar Edi Ramën, të cilët sipas tij nuk kanë treguar në asnjë moment se e kanë seriozisht betejën me krimin
“PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij” .
Për Lulzim Bashën vetë kryeministri është mishërimi më i qartë i nismës së tij “KAP CA TE KAPESH”.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”.