Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij kinez, Li Keqiang për ta ngushëlluar në lidhje me viktimat e shumta të shkaktuara nga koronavirusi.
Në letër, Rama kujton Li Keqiang se Shqipëria i ka ende plagët e hapura prej tërmetit të 26 nëntorit dhe është e vetëdijshme për solidaritetin dhe ndihmën midis kombeve dhe njerëzve në ditë sprovuese.
Letra e plotë
Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë me Kinën dhe qytetarët kinezë rreth përhapjes së koronavirusit në Ëuhan, provinca Hubei.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve.
Po i ndjek zhvillimet më të fundit dhe jam i bindur se qeveria dhe qytetarët kinezë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.
Kam mundësinë të shpreh vlerësimin për të gjithë stafin mjekësor dhe autoriteteve që po punojnë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për të minimizuar efektet e tij.
Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese
Ju lutem pranoni garancinë time se qytetarët dhe qeveria shqiptare qëndrojnë pranë jush në këtë krizë.