Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në fjalën e tij para deputetëve është shprehur partia e tij do të jete konstruktive në këtë legjislaturë, duke theksuar ndër të tjera se do të jenë të pranishëm për të votuar gjithçka që është në të mirë të Kosovës.
Gjithashtu Pacolli në fjalën e tij nga foltorja ka deklaruar se këtë mandat ka vendosur që të qëndrojë në opozitë.
“Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën, kur votohet diçka e rëndësishme, ne do të jemi këtu. Unë do t’ju votoj juve. Ta shohim nga ardhmja, mos të kthehemi në të shkuarën. Jam dhe do të mbetëm pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do analizohet nga unë, do t’iu përballë me dështimet tuaja, nëse ato janë të arsyeshme. Kam qenë do të mbetëm konstruktiv dhe derisa të kryhet shtet ndërtimi i Kosovës do të mbetëm ashtu. Puna e mbarë ju qoftë”, është shprehur Pacolli./abcnews.al