Betejat në “Air Albania Stadium”, u arkëtuan 260 milion lekë nga biletat

schedule17:19 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:19 - 3 Shkurt, 2020

“Air Albania Stadium” ka hapur dyert edhe ditën e djeshme, teksa në të u zhvillua ndeshja Tirana-Teuta. Më parë në të njëjtin impiant janë luajtur dhe dy takime të tjera të Superiores, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana dhe përballja Kukësi-Partizani.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u diskutua mbi të ardhurat e grumbulluara nga klubet prej shitjes së biletave. Rekordin e mban derbi, teksa janë shitur më shumë se 18 mijë bileta dhe në total janë arkëtuar 190 milion lekë të vjetra.

Takimi i djeshëm, mes Tiranës dhe Teutës, ka pasur rreth 5600 spektatorë dhe prej shitjes së biletave u mblodhën 40 milion të vjetra. Gjashtë milionë më pak u arkëtuan në takimin Kukësi-Partizani, ku u shitën rreth 4500 bileta. Të dhënat janë ofruar nga “Blinibileta.com”, që edhe merret me menaxhimin e biletave për këto klube. /abcnews.al

 

Të ardhurat prej biletave në ndeshjet e luajtura në “Air Albania” | Foto: Supersport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!