Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë arriti në 362, pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në provincën Hubei raportoi sot për 57 viktima të reja.
Në total janë mbi 17 mije e 200 persona të prekur nga ky virus në gjithë Kinën.
Hubei, vendi ku sëmundja është raportuar për herë të parë në muajin dhjetor, është izoluar pothuajse tërësisht. Gati të gjitha rrugët dhe transportet publike janë mbyllur, raporton abcnews.al.
Dje është raportuar viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës në Filipine.
Rusia, Britania dhe Suedia janë mes vendeve të fundit që i kanë konfirmuar rastet e para me këtë koronavirus. /abcnews.al