Getafe ishte një ndër surprizat më të bukura të sezonit të kaluar në La Liga dhe për fare pak mund të ishte kualifikuar në Champions League. Spanjollët po përsërisin veten edhe sivjet, teksa renditen përkohësisht në vend të tretë. Skuadra nga jugu i Madridit po fiton 0-2 në një fushë të vështirë si ajo e Athletic Bilbaos. Ndeshja u zhbllokua nga Damian Suarez në minutën e 36-të.
Mbrojtësi i djathtë uruguaian ndërmori një aksion drejt portës kundërshtare, kombinoi bukur me një takim me shokët e skuadrës dhe u shfaq si një bomber në zonë, duke kryer një driblim fantastik dhe dërguar topin në rrjetë.
Një gol i mrekullueshëm, që nëse do të shënohej nga Messi apo Ronaldo, të gjithë do ta diskutonin gjatë. Miqtë dyfishuan rezultatin në fillim e pjesës së dytë me anë të Jaime Mata, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë. /abcnews.al