Miqësorja mes Kastriotit dhe Vorës prodhoi plot 7 gola (u mbyll 3-4), ndërkohë që u akorduan edhe katër penallti në harkun kohor të 10 minutave. Krutanët shënuan të vetmen që ju dha tyre në favor. Edhe në klubin e Kategorisë së Dytë u treguan të saktë, duke e dërguar topin tre herë në rrjetë.
Penalltitë nuk ishin ngjarja e vetme tërheqëse në këtë takim miqësor. Gjatë ndeshjes anësori u përplas me një pjesëtar të stafit të Vorës, teksa vraponte në ndjekje të një aksioni. Të qeshurat nuk munguan, ndërkohë që gjithçka është filmuar. /abcnews.al