Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Negociatat mbyllen në 2027/ Nura: Brukseli erdhi te kërkesat e Shqipërisë, moment i rëndësishëm për vendin

schedule18:32 - 23 Shtator, 2026

schedule 18:32 - 23 Shtator, 2026

TIRANË- Bashkimi Evropian forcon pritshmëritë e mbylljes se procesit të anëtarësimit të Shqipërisë brenda vitit 2029. Ursula Van Der Leyen pritet të shpallë dhjetorin e vitit të ardhshëm si afat zyrtar për mbylljen e gjithë kapitujve të negociatave me vendin tonë, në atë që shihet si një përpjekje historike për të shpejtuar zgjerimin e unionit.

Deri me sot, dhjetori 2027 ishte vetëm objektiv politik i Tiranës zyrtare, dhe jo i Bashkimit Europian.

Analisti i njohur, Artur Nura, i ftuar në “Tirana Live” tha se kjo gatishmëri e Bashkimit Evropian ka ardhur për shkak të bërjes së detyrave nga Shqipëria, por është ndikuar edhe nga zhvillimet gjeopolitike.

“Zhvillimet gjeopolitik të mëdha, shqetësimet për përplasjet ekonomike dhe politike me SHBA, kanë bërë që BE të funksionojë në mënyrë më praktike. BE është në lëvizje për Ballkanin Perëndimor. Ana teknike ka funksionuar. Ka qenë kryeministri shqiptar, i cili ka ofruar anashkalimin e disa problematikave, pa të drejtë vote”, u shpreh ai.

Ai theksoi se më në fund edhe Brukseli erdhi te kërkesat e Tiranës.

“Në 2027, i duhet Brukselit. Brukseli erdhi te kërkesat e Tiranës dhe po i thotë Tiranës se ka disa problematika që duhet zgjidhur, pasi ne jemi gati që në 2027 të përmbyllim procesin teknik dhe siç e ka thënë kryeministri, që flamuri i Shqipërisë të ulet në radhë me flamujt e vendeve të BE, në vitin 2030”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!