Quique Setien është ndalur te Neymar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Levantes. Kampionët e Spanjës presin në “Camp Nou” ekipin e Enis Bardhit dhe do synojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes me Valencian.
Trajneri i ekipit katalanas është treguar i sinqertë në lidhje me brazilianin e PSG-së. Sulmuesi dëshiron rikthimin në Katalunjë dhe Setien është gati ta presë me krahë hapur.
“Jam i lumtur që dëshiron të rikthehet te Barcelona. Personalisht më pëlqen të stërvis lojtarë të mëdhenj dhe t’i kem në ekipin tim. Kështu që, do të isha shumë i lumtur të punoja çdo ditë me Neymar“, thekson Quique Setien. /abcnews.al