Cooper pasohet nga Kledis Hida, Kukësi premton edhe surpriza të tjera

schedule14:13 - 1 Shkurt, 2020

schedule 14:13 - 1 Shkurt, 2020

Kukësi ka zyrtarizuar edhe një tjetër lëvizje. Kledis Hida, i cili edhe gjatë verës u stërvit me verilindorët, do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro. Klubi ka dalë me një njoftim dhe e bën me dije diçka të tillë, ndërkohë që theksohet se të hënën mund të ketë surpriza.

“Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin e Shqipërisë U19, Kledis Hida, i cili do te jetë pjesë e skuadrës sonë për pjesën e mbetur të sezonit dhe për 2 sezonet e ardhshme. 18-vjeçari ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare me Kukësin dhe pas ndeshjes me Flamurtarin do të vihet nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro.

Hida luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë e shihet si një futbollist me shumë perspektivë. Ai vjen nga kampionati i Kosovës, ku aktivizohej me Vëllaznimin e Gjakovës dhe është pjesë e Shqipërisë U19. Mirë se vjen te Kukësi, Hida! Prezantimi i Hidës dhe Cooper do të bëhet ditën e hënë, ku do të ketë edhe të tjera surpriza”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!