950 persona bllokohen brenda një miniere ari

schedule19:50 - 1 Shkurt, 2018

schedule 19:50 - 1 Shkurt, 2018

Rreth 950 persona kanë ngelur të bllokuar brenda një miniere ari në Afrikën e Jugut, pasi një stuhi shkaktoi prerjen e energjisë elektrike. Ndërprerja e elektricitetit ka ndaluar lëvizjen e ashensorëve, të rëndësishme për largimin e minatorëve.

Sipas një zëdhënësi, minatorët janë mirë.

Ndërkohë, BBC shkruan se deri tani janë arritur të shpëtohen rreth 65 minatorë dhe po punohet për të shpëtuar të tjerët.
Zyrtarë të sindikatave shprehen të frikësuar se jeta e minatorëve mund të jetë në rrezik.

Afrika e Jugut është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të arit, por kjo industri është akuzuar për sigurinë e ulët për jetën e punëtorëve.
Miniera, ku janë bllokuar rreth 950 persona, ka 23 nivele dhe arrin deri në 1000 metra nën tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!