“Fiat-i” del nga rruga, humb jetën shoferi 24-vjeçar në Lezhë

schedule07:57 - 1 Shkurt, 2020

schedule 07:57 - 1 Shkurt, 2020

Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në Lezhë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor  Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, R.P., 24  vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e vona të datës 31.01.2020,në aksin rrugor  Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi R.P., 24  vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!