“S’e menduam kurrë shitjen e Cavanit, 6.5 vite s’hidhen poshtë me një javë”

schedule18:37 - 31 Janar, 2020

schedule 18:37 - 31 Janar, 2020

PSG nuk arriti një marrëveshje me Atletico Madrid për Edinson Cavanin. Sulmuesi uruguaian dëshironte me çdo kusht transferimin tek ekipi spanjoll, por do i duhet të presë verën tashmë për të dalë lojtar i lirë. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo ka sqaruar gjithçka në lidhje me situatën e “El Matador”.

Kampionët e Francës nuk hoqën dorë nga kërkesa prej 30 milion eurosh, shumë që u konsiderua e lartë nga spanjollët, sidomos për një lojtar që ka edhe gjashtë muaj kontratë.

Nuk kemi menduar kurrë shitjen e Cavanit, por erdhi një moment kur i analizuam ofertat që kishin ardhur për të. Nuk e gjetëm akordim me Atleticon dhe lojtari është në dispozicionin tonë deri në fund të sezonit. 6.5 vite qëndrim në një klub nuk mund të hidhen poshtë nga një javë negociata“, thekson braziliani në konferencën për shtyp. /abcnews.al