Violinisti shqiptar pjesë e orkestrës së filarmonisë së Athinës, Arben Kadesha, rivjen në gjirin e orkestrës shqiptare, aty ku e nisi. Këtë herë artisti është i ftuari special i koncertit.
Repertori i interpretuar ishte një ndërthurje mes veprave të njohura botërore si Antonin Dvorzhak, i cili u mirëprit nga spektatori. Por nuk munguan edhe pjesët shqiptare si vepra e Cesk Zadese.
Violinisti Arben Kadesha, shpesh pjesët e kompozitorëve shqiptarë, i përfshin edhe në koncertet në Greqi.
Koncerti u drejtua nga dirigjenti i njohur italian, Vittorio Parisi./abcnews.al