Bekim Balaj ka shënuar dy herë në portën e Domzale, në një miqësore që skuadra e tij, Sturm Graz, po zhvillon. Sulmuesi shkodran realizoi që në minutën e parë, pasi një prej shokëve të ekipit të tij fitoi një penallti. Lojtari i kombëtares shqiptare nuk fali nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Balaj, në një formë të mirë, e gjeti rrugën e rrjetës edhe në minutën e 29-të. Shkodrani, pak metra me portën kundërshtari, nuk fali dhe realizoi golin e dytë personal. /abcnews.al
Veç Bekim Balajt, edhe një tjetër shkodran ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësore sot. Armando Vajushi ka shënuar në takimin që Petrolul Ploesti ka fituar ditën e sotme kundër AS SR Brasov, që garon në ligën e tretë.
Skuadra e shkodranit triumfoi me shifrat 5-0 dhe Vajushi ka realizuar në minutën e 12-të, duke i çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij. Anësori ka realizuar edhe tre herë të tjera në miqësoret e mëparshme, kur ende nuk kishte firmosur. /abcnews.al