E ardhmja e futbollit duket se është në duar të sigurta. Yje si Messi, Ronaldo apo Ibrahimovic, të cilët janë në vitet e fundit të karrierës priten të zëvendësohen shumë shpejt nga brezi i ri. Emra si Mbappe, Haaland, Sancho apo dhe Werner janë gati të shkruajnë historinë.
Në ketë sezon janë vetëm katër adoleshentë në 5 ligat më të forta, të cilët kanë arritur të shënojnë më shumë se 10 gola në të gjitha kompeticionet. Në vendin e katërt renditet anësori i Dortmund, Jadon Sancho. Anglezi numëron 14 gola në 2075 minuta lojë me fanellën e gjermanëve. Pas Sanchos vjen sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood. Ky i fundit e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 10 herë në 1417 minuta lojë.
Në vendin e dytë pozicionet i riu i Arsenalit, Gabriel Martinelli. Ashtu si Greenwood dhe Martinelli ka arritur të shënojë 10 gola, por është aktivizuar 297 minuta më pak se ai. Në krye të kësaj liste është sulmuesi i Dortmund, Erling Braut Haaland. Norvegjezi ka shënuar plot 13 gola në vetëm 433 minuta lojë. Statistika të frikshme për Haaland, pasi imagjinoni nëse ai do të ishte aktivizuar që në fillim të sezonit në një nga pesë top kampionatet e Europës. /abcnews.al
Only four teenagers in Europe’s top five leagues have scored 10+ goals across all competitions:
??????? Jadon Sancho
?? Erling Håland*
?? Gabriel Martinelli
??????? Mason Greenwood*UCL and the German Bundesliga only. ? pic.twitter.com/1dDPxBH9C4
— Squawka Football (@Squawka) January 27, 2020