Tare projekton lëvizjen e radhës, fluturon drejt Londrës për sulmuesin

schedule15:37 - 31 Janar, 2020

schedule 15:37 - 31 Janar, 2020

Lacio duket se po bën të pamundurën për të transferuar sulmuesin e Chelsea, Oliver Giroud, në Romë. Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, mësohet të ketë udhëtuar drejt Londrës për ta mbyllur vetë këtë operacion.

Sipas raportimit të “Leggo.it”, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është parë në aeroportin e Romës, ku do të niset për në kryeqytetin britanik. Tare do të përpiqet për të mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e Chelsea, pikërisht në orët e fundit të merkatos.

Giroud ka kërkuar largimin nga blutë e Londrës, për shkak të mos aktivizimit nga trajneri Lampard. 33-vjeçari kërkon të jetë protagonist në fushën e lojës, pasi ai pritet të udhëheqë sulmin e Francës në Euro 2020. Shumë klube kanë kërkuar shërbimet e francezit, por sulmuesi ende nuk është larguar nga Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!