Sulmuesi brazilian i Partizanit, Lucas Cardoso, është huazuar sërish. Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar te Drita në IPKO Superliga, sulmuesi u rikthye në fillim të muajit janar te “Demat”, por sërish nuk i janë premtuar minuta.
Si pasojë, 25 vjeçari ka vendosur të huazohet sërish, kësaj radhe brenda territorit të Shqipërisë. Sulmuesi ka kaluar te Besa e Kavajës, në Kategorinë e Parë.
Cardoso iu bashkua “Demave të Kuq” në janarin e vitit 2018, ku u transferua nga ekipi maqedonas, Pelister./abcnews.al