Sipas MeteoAlb: Paraditja karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare vranësirat shtohen në mesditë në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të dobët në Ultësirën Perëndimore, kryesisht në Veriperëndim. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira të shpeshta në territor duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në Veri NDERSA reshje të përkohshme në pjesën tjketër të vendit.
Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit POR një rënie me 2°C do shënojnë orët e mesditës, në zonat malore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 3 – 4 ballë./abcnews.al