Alarmi për koronavirusin duket se është shumë pranë vendi tonë, pasi dyshohet për një rast të infektuar në Selanik të Greqisë.
Nga organet greke të Shëndetësisë në qytetin e Selanikut, mësohet se një person i dyshuar se është prekur nga koronavirusi është shtruar në spitalin AXEPA, ku simptomat janë të ngjashme me ato që shkaktohen nga virusi vdekjeprurës.
Ky është rasti i parë i dyshuar ne Selanik i një pacienti që po kontrollohet nëse është infektuar apo jo nga koronavirusi. Ndërkohë drejtori i spitalit Panagiotis Panteliadis, bëhet fjalë për një person të moshës së mesme që kishte vizituar Kinën në javët e fundit, por të dhënat e tij ende nuk bëhen të njohura.
Sapo ai u shtrua ne spital kanë filluar të gjitha procedurat e parashikuara. Pacienti aktualisht është në karantinë në një sallë me të gjitha aparaturat e nevojshme dhe analizat e tij janë dërguar në Institut për të përcaktuar nëse është virusi vdekjeprurës apo një rast i thjeshtë gripi.
Ndërkohë ngelet për të pritur rezultatet përfundimtare të analizave për të parë nëse kemi të bëjmë me një person të infektuar nga koronavirusi që deri më tani ka marrë jetën e 170 personave dhe mbi 7000 të tjerë raportohet se janë prekur./abcnews.al