Rusia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit i cili deri më tani ka marrë jetën e 170 personave dhe mbi 7 mijë të tjerë janë infektuar.
Mediat e huaja bëjën me dije se kryeministri i ri në detyrë i Rusisë, Mikhail Mishustin firmosi ditën e sotme (30 janar) një urdhër për mbylljen e kufirit lindor me Kinën.
Kjo vjen menjëherë pas udhëzimeve të Presidentit Putin ditën e djeshme për masat që duhet të ndërmarrë vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Gjithashtu kryeministri i vendit deklaroi se publiku do të informohet në vijueshmëri për situatën për sa i përket virusit. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus bëri me dije këtë të enjte se janë mbyllur përkohësisht dhe dhënia e vizave për shtetasit kinez.
Ndërkohë në kuadër të masave të shtuara gjithashtu qytetarëve rus u është ndaluar e drejta e udhëtimit drejt Kinës./abcnews.al