Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Avaria nga kushtet e motit

schedule21:12 - 29 Janar, 2020

schedule 21:12 - 29 Janar, 2020

Gjysma e Tiranës mbrëmjen e kësaj të mërkure ka mbetur  pa energji elektrike si pasojë e motit të keq që ka përfshirë kryeqytetin. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë është një avarie e shkaktuar nga kushtet atmosferike në rrjetin 110kV, ku sipas saj dolen jashte pune dy nenstacionet Kashar dhe Selitë.

Gjithashtu mes të tjerash bëhet e ditur se në bashkëpunim me OST, brigadat e OSHEE janë duke manovruat dhe brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur normalizimi i situatës të Nst Kashar dhe pjesërisht në Nst Selite. Puna vijon per rikthimin e rrjetit ne funksion normal.

Informacionet bëjnë me dije se ndërprerja e energjisë ka ndodhur si pasojë e një avarie të shkaktuar nga kushtet atmosferike në rrjetin 110kV, dolen jashte pune dy nenstacionet Kashar dhe Selitë. Ndërkohë në bashkepunim me OST, brigadat e OSHEE kryen manovrimet dhe brenda nje kohe te shkurter u be e mundur normalizimi i situates te Nst Kashar dhe pjeserisht ne Nst Selite.

OSHEE gjithashtu bën me dije se puna vijon për rikthimin e rrjetit ne funksion normal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!