Ka shkuar në 130 nurmi i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë. Ndërkohë, qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti kinez Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit, pasi u konfirmuan më shumë vdekje dhe të prekur.
Australia planifikon të izolojë 600 qytetarët e saj të kthyer për dy javë në ishullin e Krishtëlindjes – rreth 2,000 km (1.200 milje) nga kontinenti. Japonia, SHBA dhe BE gjithashtu po rikthejnë qytetarët e tyre.
Presidenti Xi Jinping e quajti virusin një “djall”, por tha që Kina do ta mposhte.
Një ekspert nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) tha se mund të duhen edhe 10 ditë të tjera për të arritur kulmin.
Virusi mendohet të ketë dalë nga kafshët e egra të tregtuara në mënyrë të paligjshme pranë derit në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike./abcnews.al